FSHEHTESITE E AHMET ZOGUT
Ne fillim ishin tre: Ahmet Zogu, Catin Saraci dhe Jak Koci. Nje triumvirat pushteti qe ne fakt, rrenjet i kishte vite me pare se Zogu te behej njeshi i padiskutueshem, ne nje Shqiperi feudale te cilen europianet e njihnin shume me pak se vendet afrikane. Por sa me shume Zogu kapej pas pushtetit, aq me shume zbulohej karakteri dhe synimet e tij te verteta ne syte e diplomatit dhe artistit aristokrat shkodran: Saraci kishte zbuluar pak nga pak gjate viteve, “njeriun e lig Ahmet Zogu, qe shtiu ne dore frenat e nje kombi dhe e shpuri ate ne zgrip te shkaterrimit…”. Nje kendveshtrim nga brenda i jetes dhe karakterit te nje njeriu qe percaktoi fatin e nje vendi per gati 20 vjet, vjen per lexuesin shqiptar te shekullit te 21-te ne nje menyre gati aventurore qe te kujton legjendat me pirate, harta e thesare te vjeter. Doreshkrimet e Catin Saracit, per fat te keq te parealizuara dot ne forme finale si liber voluminoz, ishin mbyllur ne nje kasete bankare te Londres per te rene ne dore ne albanologut Robert Elsie, e prej ketej per t’iu dhuruar Bibliotekes Kombetare ne Tirane. Perkthimi dinjitoz nga anglishtja prej Virgjil Mucit, ishte hapi i fundit qe vulosi fatin e kujtimeve te Catin Paskal Saracit (1902-1974) mbi mbretin Zog: Ato tashme jane liber. E megjithe pro-te dhe kundra-t qe jane thene ne dekada per Ahmet Zogun, doreshkrimet me pershtypjet e nje njeriu per te cilin Zogu ka ushqyer njeheresh besim, respekt dhe madje drojtje prej intelektit te tij, do te zene padiskutim nje vend te vecante. I lindur ne nje familje te vjeter tregtare borgjeze te Shkodres, Catin Saraci ndoshta nuk do ta kishte shkuar ne mendje se do ta kalonte gjysmen e dyte te jetes si tij si artist, piktor i njohur dhe frekuentues i rregullt i rretheve mondane te Londres. Ishte ekuivalenti europian i Faik Konices ne Shtetet e Bashkuara: Ambasador dhe aristokrat ne sjellje, komunikim, erudicion, ne nuhatjen e politikes. Ndersa mbi nje shekull nga lindja e tij, na vjen edhe si deshmitar kyc i nje epoke, per nje arsye shume te thjeshte: Ndryshe nga kritiket e shumte te Zogut, Saraci nuk ishte ne anen tjeter te barrikades. “Zogu i Shqiperise ka pase qene nje burre po aq i poshter sa edhe cdo cub tjeter i madh ne Europe, vetem se skena e teatrit ne te cilin ai luajti ishte me e vogel. E quaj fat qe e kam pase njohur si askush tjeter ne kete bote. Duke qene ne sherbim te tij, kam udhetuar poshte e perpjete neper ambasada e kryeqytete te Europes, ndaj dhe kam mundur te shoh e te degjoj nje pjese te mire te asaj cfare po ndodhte, nderkohe qe ai njeri i pashoq per nga ligesia po ngjitej ne maje te pushtetit…” Dhe Saraci e nis rrefimin e tij nga fillimi. Ahmet Zogu, i kurorezuar me vone mbret i Shqiperise me lejen e Musolinit, lindi rreth vitit 1893. Asokohe Shqiperia ishte province turke dhe turqit nuk e kishin me detyrim regjistrimin e lindjeve ne asnje vis te perandorise. Nderkohe qe te krishteret shqiptare regjistroheshin ne librin e kishes, krahina e Zogut nuk e njihte kete lloj regjistrimi sepse ishte kthyer en bloc ne fene muhamendane ne vitin 1851. Kur mbushi tete vjec, Zogu u dergua ne Kostandinopoje ku kreu shkollen fillore dhe mesoi turqisht ne mejtep. Gjate gjithe jetes se tij, Zogu ka kryer vetem keto tri klase shkolle: Nga Shqiperia kishte marre me vete nje tutor, Abdurrahman Krosi (Lale Krosi), njeri krejt analfabet, bemat dhe krimet e te cilit nuk lane pa prekur as njerezit e familjes (dihet se cyti vrasesit e te vellait). Saraci sakteson se ngaqe nuk e mesoi kurre gramatiken e shqipes, Zogu nuk ia ka shkruar kurre njeriu asnje leter me doren e vet, por i ka diktuar ato. Ne vitin 1917, kur ndodhej ne Vjene me studime pas nje burse te qeverise austriake, ndodhi dhe takimi i pare i Catinit me Ahmetin. Atehere Austria ndihmonte ne arsimim nje grusht shqiptaresh te spikatur, pasi kishte plane per kete vend te vogel. Ndersa mbi dy te tretat e Shqiperise ndodheshin nen pushtimin austriak, 70 kryetare fisesh u nisen ne Vjene t’i paraqesnin nderimet Kajzerit, mes tyre dhe Zogu. “Me lane pershtypje te thelle fjalet patriotike qe dilnin nga goja e nje muhamedani shqiptar”, thote per Zogun Saraci. Takimi i dyte tre vjet me vone ne Tirane, e bindi Saracin se nje njeri me entuziazem te tille i duhej Shqiperise, ndaj “u betova ta ndihmoj me mish e me shpirt”. Dhe viti 1920 e gjen Shqiperine me kete pasqyre politike: Klasa sunduese ishin bejleret, ndersa Zogu ishte ne opozite, i perkrahur nga rinia. “Ai ishte tipi ideal per udheheqje, po te kemi parasysh se asnje katolik nuk mund ta reformonte vendin pa shkaktuar nje konflikt serioz fetar”. Saraci vuri re se si kryeminister, Zogu mori disa reforma drastike duke tronditur keqaz doket kanceroze aziatike: I ktheu varrezat muhamedane ne parqe, u dha mundesine grave myslimane te merrnin iniciativen ne duar, ndaloi me ligj poligamine, fete nuk duhej te perziheshin ne punet e shtetit. “Atehere vendosa te predikoj per te ne zonen e Shkodres, ku Zogu njihej shume pak”, thote Saraci, duke shtuar se qyteti i tij i lindjes ishte de fakto kryeqytet per Shqiperine e vogel. Por ketu mbarojne pershtypjet e tij te mira per Ahmetin, i cili te vetmen histori qe kishte mesuar edhe ne detajet me te hollesishme, ishte ajo e Napoleon Bonapartit. Ja si e pershkruan Catin Saraci situaten e nxehte te viteve 1922-1924, e paperseritshme ne historine shqiptare qofte dhe per faktin se mes vrasjesh e betejash politike, mori jete foshnja e parlamentarizmit shqiptar: Shefqet bej Verlaci ishte kryetari i shtetit skeletik shqiptar. Cifligari me i madh i vendit me mbi 40 mije ha toke te punueshme ne Shqiperine e jugut pa llogaritur siperfaqet e shitura, ai kishte gjithmone njerez te gatshem per ta ndjekur. Zogut i duhej kjo force, ndaj ne 1923-shin fejohet me vajzen e Verlacit. Pas kesaj, ky i fundit i jep gjithe votat e perkrahesve ne parlament dhe stabilizon situaten e dobet financiare te dhendrrit duke i paguar rreth 18 mije paunde (Saraci flet gjithmone me monedhen britanike). Nje vit me vone, Zogu kryeminister plagoset nga Beqir Valteri dhe si i pamundur per disa jave, ia delegon pushtetin vjehrrit. Nderkaq, thurr planin me ndihmen e perhershme te Lale Krosit dhe kryen shpagimin e gjakut duke vrare Avni Rustemin, pa llogaritur ndoshta se me kete do te ndizte revolucionin. I lutet vjehrrit ta ndihmoje ne konflikt me te holla e njerez, por Shefqet beu qe nuhat rrezikshmerine e situates, rreket per kompromis me kryengritesit nga frika e humbjes se pasurise. “Atehere ne morem rruget dhe u larguam, ndersa kur Zogu hyri pas gjashte muajsh triumfator ne Tirane, e la menjane Verlacin, duke ia kthyer edhe 10 mije paundet e dhena nga ish vjehrri pas fejeses”. Sa per pergatitjet e rikthimit, pervec faktit te njohur se Ahmet Zogu u ndihmua nga kryeministri serb Pashic me te holla (250 mije paunde) e njerez, duke i falur ne kembim Jugosllavise kullotat e pasura te Vermoshit dhe Shen Naumin, Saraci nenvizon se ajka e ushtrise se “Legalitetit” ishin rreth 500 oficere bjelloruse nga mbeturinat e Vrangelit qe u thyen nga Ushtria e Kuqe, eksperte ne luftimet frontale dhe ne armet automatike. Keta udhehiqnin rreth 5 mije shqiptare te Kosoves, te cilet marshuan drejt nje kundershtari po aq te forte, por te pajisur keq. Dinakeria e Zogut inicioi edhe nje levizje mashtruese per qeverine e Fan Nolit. Ai bashke me shpuren e vet, bene nje udhetim corodites nga Beogradi ne Vjene e ne Prage, per te dhene idene e ikjes. Ne Vjene gjeti dhe bukuroshen Francy, e cila per ca kohe me pas, jetoi si mantenute ne Tirane, ku pat ardhur me dy valixhe te vogla dhe u largua me dy kamione plot baule te reja dhe nje dore te mire parash. Hapat e pare te Ahmet Zogut pas fitores? “Shpallja e vetes president e me pas mbret me bekimin e Italise, eliminimi sistematik i armiqve politike dhe marrja e masave per t’u rrethuar gjithmone e me teper nga nje bande njerezish injorante e analfabete qe e levdonin ore e cast, kryenin cdo porosi dhe vidhnin pa pushim shtetin”. Te cilet pershkruhen keshtu nga Zogu ne nje rrefim intim: “Ky eshte cirku im. Ajo cfare ata dine ose ndjejne nuk me intereson hicfare. Per aq kohe sa i nenshtrohen kamxhikut tim dhe nuk hedhin vickla, une jam i kenaqur me ta dhe i mbaj”. Megjithate, me Catin Saracin dhe Jak Kocin, Ahmet Zogu do te ruante nje marredhenie te vecante. E kerkonte mendimin dhe keshillen e tyre, packa se shume here degjonte prej tyre kritika. Por sipas Saracit, dy ishin synimet e tij te fshehta dhe finale: Te pasurohej sa me shpejt dhe sa me shume, dhe te shtypte e poshteronte cdo atdhetar e patriot me mjetet e pushtetit. Nga ana tjeter, Zogu nuk hezitoi aspak ta vinte vendin nen zgjedhen e ekonomike italiane me Traktatin e pare te Tiranes, me dekretin per krijimin e Bankes Kombetare te Shqiperise me kapital italian (duke ia nenshtruar fqinjit te madh gjithe jeten ekonomike e financiare ne vendit), me firmosjen e borxhit prej 50 milione franga ari ne kembim te ndertimit nga italianet te porteve e rrugeve strategjike qe do pergatisnin pushtimin e Shqiperise po prej tyre, me Traktatin e dyte te Tiranes etj. Dhe vijojne deshmite tronditese te Catin Saracit: Ahmet Zogu jo vetem qe ka marre mite (rryshfet), por ne cdo rast ishte ai vete qe percaktonte sasine qe i duhej. I pajisur me pasaporte diplomatike dhe dokumente extra, tutori i moshuar i Zogut largohej nga vendi me kamione te ngarkuar me valute, i shoqeruar nga roje te armatosura. Keto udhetime kryheshin rregullisht kurdohere qe Zogu kishte hedhur nenshkrimin mbi ndonje akt te ri, ndersa itinerari i rendomte ishte: Durres-Bari, e prej andej ne Gjeneve te Zvicres. Sapo parate siguroheshin ne nje banke te huaj, percillej urdher me shkrim qe te transferoheshin ne nje vend edhe me te sigurte se i pari. “Per rrjedhoje, pjesa me e madhe e ketyre parave gjendet ne Lloyd’s Bank te Londres. Une vete me doren time, kam shkruar nje sere urdhrash te kesaj natyre si dhe i kam ardhur ne ndihme tutorit analfabet per te mberritur ne kufi ne Zvicren”, shkruan Catin Saraci. I cili shton se si tutori Lale Krosi, edhe Zogu, i kishin thene se ne ato kamiona ndodheshin dokumente shteterore me rendesi jetike, “cka une fillimisht e besoja”. Dhe parate shtese perfitoheshin ne njemije menyra, pervec rroges zyrtare prej 35 mije paundesh ne vit. Nje shembull: Rrogat e 5 mije mercenareve qe e sollen ne pushtet, vileshin rregullisht ne cdo fundmuaji nga Zogu, pavaresisht se ata ishin larguar shume heret nga Shqiperia. Nje tjeter shembull i paskrupulltesise: Zogu-Saracit, “Catin, ne jemi vend bujqesor pa kembe kapitalisti, ndaj e kam fjalen te hapim negociata me sovjetiket dhe t’ua permbushim kerkesat qe nuk arriten te realizojne permes Fan Nolit. Por me nje kusht: Sovjetiket te me paguajne ne dore 300 mije paunde…” Saraci nuk e kreu kurre nje negociate te tille, por Zogu kish nevoje per para. Trilloi nje histori sikur prijesit e Veriut po rebeloheshin se nuk qene paguar per ndihmen qe i dhane dhe kerkoi nga italianet 200 mije paund. Por dhe kur i mori parate, nuk shperndau asnje kacidhe. Shembulli i fundit persa u perket parave, sepse te tilla Saraci ka shume, vjen pas krijimit nga italianet te Bankes sone Kombetare. Myfit bej Lobohova “gjysme cerkez e gjysme shqiptar”, ishte ne ate kohe i falimentuar, dhe dihej nga te gjithe se ky minister Financash kishte lene peng gjithe pasurine per 80 mije luigje ari. “Mbasi statuti i Bankes u miratua, Myfiti jo vetem qe lau gjithe borxhet e veta, por i tepruan para edhe per te blere nje alamet pallati ne Rome dhe nisi te jape para me interes”. Dhe kur Saraci merr vesh ne Rome se Zogu per kete rast special kishte perfituar 5 milione franga ari, niset per Tirane ku pas nje bisede te gjate me Zogun, degjon nga ky i fundit se kishte marre vetem dy milione?! Nje pjese te vecante Catin Saraci i kushton ne doreshkrimet e veta, eliminimit qe Zogu u beri kundershtareve te vet. Vrasja e Luigj Gurakuqit ne vitin 1925 ne Bari te Italise nga djali i tezes (Balto Stambolla, emrin Saraci nuk e permend) i paguar nga Zogu, ndodhi kur vete Catini ishte ne Bari, ku sapo kishte marre detyren e konsullit. Shume zera ia atribuojne organizimin e vrasjes vete Catinit, por ja cfare thote ai: “Ironia eshte se vrasesi, nje dite me pare me takoi ne zyren time duke me thene se kishte ardhur per te kryer nje veper te madhe patriotike. E njihja mire qe nga koha e shkolles, qe nje aventurier e burracak i pashoq, prandaj dhe nuk e mora mundimin ta lajmeroja udheheqesin e opozites, me te cilin vijoja ta mbaja ende marredhenie te mira personale. Nje vit me pare kisha mundur t’i shpetoja jeten viktimes po ne Bari, ndaj ai vete dhe familja me paten shprehur mirenjohjen. Asokohe mendoja se vete Zogu nuk ishte i lidhur direkt me keto gjema”. Pas eliminimit te Gurakuqit, Saraci niset urgjent per ne Tirane, ku gjen Zogun dhe kunatin e tij Ceno Beg Kryeziun (me serb nga vete serbet) shend e vere. Historia vazhdon me vrasjen e Bajram Currit po nga trupat e Ceno Begut, ne fakt ushtare serbe te maskuar. Sa i perket Zogut, Saraci thekson se qe kur Bace Bajrami mori malet me 500 vete, Ahmeti e dinte se nuk kishte c’ti bente sado ushtare te niste, ndaj vendosi ta linte ne fatin e vet. Por misionin do ta permbushte kunati Ceno Beg atehere minister i Brendshem, “ndoshta”, thekson Saraci, “si pjese e marreveshjes qe ishte bere me Pashicin per te vrare luftetaret e Kosoves”. Ironikisht, Ceno Begu e pa me sy shume te keq afrimin e Zogut me Italine, sepse atij po i minohej misioni projugosllav. Nje oficer shqiptar i rrefen Saracit se Ceno ishte shprehur ne rreth te ngushte per “tradhtine e Zogut ndaj miqve qe e ndihmuan”. Catini ia shtie ne vesh Ahmetit dhe pas kesaj Ceno Begu ballafaqohet koke me koke me Zogun. Rezultati: Ftohja perfundimtare, aq sa Ceno filloi te ruhej me roje te armatosur nga frika e kunatit. Me pas largohet nga Shqiperia drejt Prages si ambasador, por me 14 tetor 1927 qellohet per vdekje ne kafe Passage nga studenti shqiptar 23 vjec, i quajtur Alqiviadh Bebi prej Elbasani. Vrasesi nuk tregoi asgje, por Catini vjen nga Vjena ne Prage per te asistuar bash ne deklaraten e vellait te Cenos, Gani beg Kryeziu, qe sapo kishte ardhur nga Beogradi, para kufomes se byrazerit: “Zogu ka per ta paguar kete nje dite”. Catin Saraci flet per shume ceshtje te erreta apo te ditura te jetes se Zogut. Flet dhe per personazhin enigmatik Jak Koci, “nje nga mendjet me te zhdervjelleta te vendit tone, ndonese makiavelist e ndjekes fanatik”. Treshja Zogu-Koci-Saraci kishin rene dakord per punet e tyre te ardhshme t’i ndanin fitimet 20%-Jaku, 10%-Catini dhe pjesa tjeter, Ahmeti. Por Zogu gjithmone i fshihte perfitimet per te mos u lene pjese dy aventuriereve te tjere, cka inicioi edhe nje sherr mes Jakut dhe Zogut. Sa per martesen e famshme te Ahmet Zogut, ajo nisi si deshire per t’u martuar me bijen e mbretit Viktor Emanueli III, kerkese qe i gajasi hierarket e larte fashiste dhe mikun e ngushte te Saracit, nensekretarin fashist per Kolonite Alessandro Lessona, nje mik i ngushte i Musolinit. Ky i fundit i raporton Duces se “maloku analfabet na dashka nuse te larte”, vijon nje refuzim deshperues per Zogun, pastaj kohe me vone nisin tratativat qe bitisen me princeshen hungareze Aponnyi. Libri qe perftohet prej shkrimeve te Catin Saracit, eshte i paperfunduar ndersa shenimet e fundit duhet te jene aty rreth vitit 1940. Ne fakt, disa prej temave qe ai nuk i shtjelloi dot, jane tejet intriguese: Zogu si oficer austriak, Zogu i internuar ne Vjene, Vrasja e Esat pashes, Vrasja e Avni Rustemit, Gjithe Shqiperia kunder Zogut, Zogu merr 250 mije sterlina per grushtin e shtetit, Veprat kriminale te motrave te Zogut, Lessona na dorezon 5 milione lira te mbyllura ne valixhe, Mita e dyte prej 10 milione frangash ari, Revolta e pare kunder Zogut, Vrasja e Hasan Prishtines, Kriza e pare nervore e Zogut etj etj. Per Aurel Plasarin, autorin e parathenies se librit, eshte per te ardhur keq qe keto ceshtje nuk u shtjelluan. Por konkluzioni i ketij libri packa se te pambaruar, eshte i vete Saracit: Mustafa Qemali, ishte shqiptari qe shpetoi kombin turk, ashtu si Ahmet Zogu, nje mendesi anadollake qe shkaterroi Shqiperine. “Une Catin Saraci, te akuzoj ty Ahmet Zogu si tradhtar te atdheut tend, si vrases e hajdut. Shqiperia ka pare pushtues edhe me te fuqishem se keta te sotmit. Do te ikin edhe keta, por emri yt s’ka per te figuruar gjekundi. Synimi i kesaj letre eshte te te paralajmeroje per here te fundit te mos ngaterrohesh me me Shqiperine, ndryshe do te detyrohem t’u tregoj dicka me shume francezeve dhe anglezeve. Bankenotat false qe me dhe si dhe letrat e tua te fundit, po i ruaj si dokument i pandershmerise sate…Catin Paskal Saraci, London, 21 A.Stratford Rd.”

 1. Universi zgjerohet me shpejtësi gjithnjë e më të madhe (1998)

Galaktikat largohet gjithnjë e më shpejt nga njëra-tjetra. Në të njëjtën kohë edhe universi zgjerohet në mënyrë përshpejtuese, ndryshe nga ajo që besohej më parë. Kjo shpikje i mahnit shkencëtarët, të cilët ende kërkojnë një shpjegim.

2. Genomi njerëzor (2000)

Dy konkurse të shkencëtarëve të famshëm, një i publikuar dhe një privat, deklarojnë se kanë hartuar një genom njerëzor. Hapet një epokë e re për kërkimet mjekësore dhe biologjike.

3. Marrëveshja për klimën (2001-2007)

Paneli Ndërqeveritar për Klimën modifikon pozicionin e çdo vendi në lidhje me ngrohjen globale, i cili nga “shumë i mundshëm” bëhet “i pakontrollueshëm”.

4. “Hubble” (1990)

Del në treg “Hubble”, teleskopi i parë hapësinor, i destinuar për t’u kthyer në “syrin” më produktiv në univers dhe një simbol i progresit shkencor.

5. Gjurma e Big Bengut (1992)

Sonda e “NASA Cosmic Background Explorer (COBE)” gjen gjurmët e lëna nga radioaktiviteti kozmik prej të cilit janë lindur galaktikat.

6. ADN “e ligjshme” (1985)

Sër Alec Jeffreys, i Universitetit “Leicester”, në Angli, njofton një metodë për identifikimin e personave në bazë të ADN-së, një metodë që më vonë kthehet në një prej instrumenteve kryesore të mjekësisë së ligjshme dhe një ndihmë e jashtëzakonshme për hetimet e policisë.

7. Delja e parë e klonuar, Dolly (1996)

Ian Wilmut, nga instituti “Roslin” në Skoci, njofton lindjen e Dolly-it, delja e parë e klonuar. Dolly shumë shpejt do të ndiqet nga klone të shumë kafshëve të tjera.

8. Interneti, “WORLDWIDE WEB” (1989)

Fizikani Tim Berners-Lee, në “CERN” të Gjenevës, krijon një metodë për të lidhur faqet përmes internetit, qëllimi i së cilës është të transmetojë të dhënat e kërkimeve. Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm për përparimin e rrjetit informativ.

9. Vrima e ozonit (1987)

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë që në Antarktidë po shkrihet ozoni i stratosferës, një pengesë mbrojtëse e rëndësishme ndaj rrezeve ultravjollcë.

10. Planetë jashtëdiellorë (1995)

Astronomët zviceranë, Michel Mayor dhe Didier Queloz, zbulojnë një planet orbita e të cilit ndodhet brenda yllit 51 Pegasi B, e ngjashme me diellin. Që nga ajo ditë janë identifikuar rreth 200 planetë jashtë sistemit diellor, mes të cilëve njëri konsiderohet “i banueshëm”.

11. Interferenca me “RNA”-në (1998)

Biologët Andrew Fire dhe Craig Mello zbulojnë se si “Rna”-ja mund të interferojë në mënyrë selektive me gjenet. Një zbulim që mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme në fushën mjekësore.

12. Top Quark (1995)

Shkencëtarë nga “Fermilab”, në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë “top quark”, një pjesëz nën-atomike e cila kërkohej prej kohësh. Konfirmimi për ekzistencën e saj siguron baza solide për teoritë më moderne të strukturës së materies.

13. Zbulohet dinozauri primat (1992)

Kërkues kinezë dhe amerikanë zbulojnë fosilet e mbetura të një dinozauri primat. Një konfirmim për teorinë që thotë se zogjtë janë pasardhës të dinozaurëve.

14. Plutoni “ulet në pozitë” (2006)

Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar dekreton se Plutoni nuk klasifikohet më si një planet klasik, por si një planet “nano”, një kategori e re së cilës, përveç Plutonit, i përkasin dhe të gjitha trupat me një dimension të përcaktuar që rrotullohen, ashtu si Neptuni.

15. Qeliza të qëndrueshme embrionale (1997)

Një skuadër shkencëtarët i Universitetit “Wisconsin” izolon për herë të parë qeliza të qëndrueshme embrionale njerëzore. Kështu hapet një erë e re për mundësitë terapeutike, po kështu edhe për debatet bio-etike.

16. Ujë në Mars (2000-2004)

Sonda e “NASA Opportunity” gjen në Mars gjurmë të cilat në epokat e hershme duhet të kenë qenë ato të kënetave të kripura, me siguri të ngjashme me jetën.

17. Hominoidi më antik (1994)

Një fosil etiopian i mbetur prej 4,4 miliona vitesh më parë, “Ardipithecus ramidus”, zbulohet nga një skuadër i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley, duke u kthyer në përfaqësuesin më të lashtë të njohur nga specia njerëzore.

18. Jo “krijimit” në shkolla (2005)

Gjykatësi federal, Jones ndalon një shkollë amerikane të mësojë se një mendje inteligjente ka krijuar dhe projektuar jetën.

19. Zbulohet masa e neutrinit (1998)

Kërkues japonezë dhe amerikanë tregojnë se neutrini, një pjesëz elementare me rënie të radioaktivitetit, përmban një masë, duke ofruar elementë të rinj për një teori të materies të universit.

20. Ndryshime dramatike klimatike (1982-85)

Gjeologë dhe paleoklimatologë zbulojnë se gjatë 600 milionë vitet e fundit, janë verifikuar ndryshime edhe më shumë dramatike në temperaturë, me pasoja të thella në shirat e disa zonave të planetit. Një teori tjetër thotë se modifikime të ngjashme mund të jenë provokuar nga aktivitete njerëzore.

21. Shpërtimi i neuroshkencave (1990-deri më sot)

“Dekada e trurit”, e filluar në vitet ’90, nuk ka përfunduar në vitin 2000, por vazhdon me përparime progresive në eksplorimin e sistemit nervor qendror, falë mjeteve hetuese gjithnjë e më të sofistikuara.

22. Teletransporti (1998)

Kërkuesit austriakë të universitetit të Vjenës, arritën të transferojnë në një distancë të largët një foton, e cila është një pjesëz e dritës.

23. Biologjia Evolutive e Zhvillimit “Evo Devo” (1999)

Lind një degë e re e biologjisë: “Evo-Devo”, shkurtimi i “Biologjia Evolutive e Zhvillimit”, që studion raportet mes zhvillimit embrional dhe evolucionin e specieve. Nga njëra anë, strukturat e jetës riformohen me çdo lindje të re organizmi me besnikëri të lartë, por disa mutacione kanë modifikuar këto plane të zhvillimit trupor, duke prekur thellësisht disa përparime të rëndësishme të evolucionit.

24. Mosha e epokës së astronomisë diellore (1996)

Fillon aktiviteti i “International Solar and Heliospheric Observatory (SOHO)”. Satelitët vëzhgojnë yllin tonë, duke hapur erën e sizmologjisë diellore dhe parashikimeve të kohës hapësinore.

25. Zbulimi i “Hobbit” (2004)