PYETJE-PERGJIGJE  "BIOLOGJI"

1.Ç'është zoologjia?
Zoologjia studion boten shtazore.
2. Cilet organizma jane banore te pare te tokes?
Banoret e pare te tokes jane parashtazoret e pare primitiv.
3. Dallo shtazet nga bimet?
Bimet i kane organet jashte trupit dhe ushqehen me fotosintee dmth me ushqim te gatshem,
ndersa shtazet i kane organet brenda dhe ushqehen me gjah.
4. Si ushqehen shtazet?
shtazet ushqehen ne menyre hetorotrofe.
5. Si ushqehen bimet?
Ne menyre autotrofe (me fotosinteze).
6. Si levize ameba?
Ameba levize me kembe te rrejshme.
7. Emerto disa parashtazore?
Ameba, Euglena, Parameci etj.
8. Ç'fare roli ka kisti te ameba?
Ne rast se ameba i ka kushtet e veshtira per jetese ameba mbeshtjellet me nje
mbeshtjelles i cili quhet kist.
9. Sqaro pse euglena ka forme te qendrueshme?
Sepse ka membranen qelizore.
10. Trego menyren e ushqimit te euglena?
Euglena ushqehet ne menyre autotrofe por edhe hetorotrofe.
11. Cila semundje shkaktohet nga plazmanjumi-malarik?
Malaria
12. Emerto shtresat e sfungjerit?
Shtresa e jashtme dhe e brendshme.
13. Si levize parameci?
Me ane te qepallave.
14. Shpjego pse sfungjeri ripertrine pjeset e humbura ndersa shtaet e nivelit te larte jo?
Sepse sfungjeri perbehet prej nje lloj indi, ndersa shtazet prej shume lloje indesh.
15. Cilat jane deshmite se sfungjeri eshte ne nivel te ulet te zhvillimit?
Ndieshmeria e vogel, perforcimi per truall, ripertrirja etj.
16. Per cilat shtaze eshte karakteristike simetria rrezore?
Te kandilat e detit, koralet, dhe knidaret te hidra.
17.Nga e kane prejardhjen sfungjeret?
Nga parashtazoret primitiv.
18. Ç'fare qelizash e ndertojne pjesen e jashtme te hidres?
Lekuremuskulore.
19. Ç'fare simetrie nervore ka hidra?
Hidra ka simetri nervore difuz.
20. Ç'fare qelizash kane tentakulat e hidres?
Djegese.
21. Ç'faresimetrie kane krymbat e shtypur?
Simetri dyanesore.
22. Si eshte sistemi nervor te planaria?
Shiritor.
23. Ç'ka ka planaria ne koke?
syte dhe shqisat te cilat i pranon ngacmimet.
24.   Pse themi se krimbat cilindrik jane me te persosur se krimbat e tjere?
Sepse levizin lirshem.
25. Me qka ushqehet kelbaza e melqise?
Me gjak dhe me temth.
26. Pse levriza nuk ka goje as zorre?
Sepse kane ushqimin e gatshem dhe ushqehen me tere trupin.
27.Cilet parazit jetojne ne zorret e njeriut?
Skraja e femijeve.
28. Trego dallimin qe kane kelbaza e melqise me krimbat cilindrik dhe levrizat?
Krimbat cilindrik nuk kane menduza per forcim por levizin lirshem ndersa kelbaza dhe levriza
kane menduza dhe kapen ne nje vend dhe ushqehen.
29. Ç'fare roli  luajne  tentakulat te kermilli?
Dy te gjata jane te syve ndersa dy te shkurtera per prekje dhe nuhatje.
30. Me qka e copton kermilli ushqimin?
Kermilli ushqimin e copton me gjuhe.
31. Me qka merr fryme kermilli?
Kermilli merr fryme me mushkeri.
32. Si levize kermilli i tokes?
Me tkurrje dhe zgjatje.
33.  Cilat merimanga jane te rrezikshme?
Tarantula, vejusha e zee, merimanga me kryq dhe ajo e shtepise.
34. Si merr fryme gaforrja?
 Gaforrja merr fryme me ane te branshive.
35. Ç'fare roli kane tentakulat te gaforrja.
Antenat sherbejne si organe te prekjes dhe te nuhatjes.

 PYETJE-PERGJIGJE    "BIOLOGJI"


1. Kush e nderton organin bimore?
Nje organ bimore eshte i ndertuar prej disa indesh.
2. Si ndahen indet e rritura apo perfundimtare?
Ne baze te funksionit indet perfundimtare ndahen ne:
-Inde mbrojtese (mbuluese),
-Inde parenkimore (themelore),
-Inde mekanike (mbeshtetese),
-Inde sekretore (tahitese).
3. Cili eshte roli i indit perques?
indi perques sherben per perquarjen e ujit dhe lendeve minerale e organike te tretura ne te.
4. Qka zhvillohet ne bisk?
Bisku eshte ajo pjese e kercellit ne te cilin zhvillohen sythat.
5. Emerto strukturat e vendosura ne kercell?
Ne kercell formohen dhe vendosen gjethet, lulet dhe frytet.
6. Pershkruaj nderitimin e sythit?
Ne rast se bejme nje prerje gjatesore te sythit , ne majen e tij do te shohim konin rrites,
(koni vegjitativ) i cili perbehet prej indit krijues paresore. Poshte konit formohen
fillesat  e gjetheve te buta dhe te forta (luspat) qe mbyllin dhe izolojne ate mire nga mjedisi i jashtem.
7. Si ndahen bimet ne baze te formes, madhesise dhe ndertimit?
Ne baze te formes, madhesise dhe ndertimit bimet nddahen ne drunore, shkurrore dhe barishtore.
8. Dallop tipat e kercejve?
Tipat e kercejve jane : Drurore, shkurrore, barishtore. Njevjeqare dyvjeqare dhe shumevjeqare.
9. Si ndertohet kercelli i bimeve monokotiledone (njethelbore)?
Te bimet monokotiledone ne pergjithsi kercelli eshte ndertuar nga epiderma, levorja dhe palca. Keto bime nuk
kane kambium prandaj rritja ne trashesi eshte e kufiuar dhe behet ne saje te vellimit te qelizave.
10.Qka eshte kambiumi?
Kambiumi shfaqet ne forme te nje rrethi te plote. Ai mundeson qe bima gjate gjithe jetes se saj te rriten
ne trashesi, per qdo vit bima me ane te kambiumit  ben nga nje rreth te cilet quhen rrathe vjetore.
11. Pershkruaj funksionin e rrenjes?
Me ane te rrenjes bimet perforcohen per toke. Po ashtu rrenjea nga toka merr ujin dhe lendet e tretura
ne te dhe permes kercellit i dergon ne gjethe.
12. Cilat jane llojet e rrenjes?
Ne baze te funksionit dhe pamjes se jashtme, dallojme: rrenjen kryesore, rrenjet anesore dhe rrenjet mitake.
13.Cilat jane zonat e rrenjes?
Kur e vrojtojme rrenjen e nje bime, ne te dallojme disa zona qe jane te percaktuara si : Maja e rrenjes e mbuluar
nga kesula, koni rrites, zona rritese dhe ona e qimeve thithese.
14. Qka bartin ksilema dhe floema?
Ksilema barte ujin dhe kriperat minerale nga rrenja  ne gjeth, ndersa afer ksilemes gjendet floema me te cilen
nga gjethibarten lendet organike (ushqimi) ne pjeset e tjera te bimes.
15.Metamorfoza nentoksore jane?
Stolonet, rizomet, zardhoket dhe qepujkat.
16. Defino qka eshte rrenja?
Rrenja eshte organ vegjetativ i fierit dhe i bimeve me fare.
17. Defino qka eshte gjethi?
Gjethi paraqet organ vegjetativ mbitokesore me rritje te kufizuar.
18. Cilat procese kryhen ne gjeth?
Gjethi ka rendesi shume te madhe, sepse ne te kryhen tri procese themelore: fotosinteza, transpirimi dhe frymemarrja.
19. Qka eshte transpirimi?
Transpirimi eshte proces gjate te cilit nga bima (kryesisht me ane te gojezave) lirohet uji ne forme te avullit
si dhe nje sasi e nxehtesise.
20.Qka eshte fotosinteza?
Gjate fotosintezes ne kloroplaste nga lendet joorganike (uji dhe kriperat minerale), dioksidi i karbonit me ndihmen
e energjise se diellit krijohen lendet organike (sheqeri) dhe njekohesisht lirohet oksigjeni.
21. Si eshte dellzimi te gjethet monokotiledone dhe dikotiledone?
Dellzimi tek gjethet monokotiledone eshte paralel, ndersa te dikotiledonet dellzimi eshte rrjetore.
22. Si behet frymemarrja ne gjeth?
Ne epiderme gjenden gojezat, te cilat sherbejne ne procesin e transpirimit dhe te frymemarrjes.
23. Si ndertohet gjethi?
Ne pikpamje te ndertimit gjethi perbehet prej epidermes, mezofilit, indit perques dhe indit mekanik.
24. Qka eshte lulja?
Lulja eshte organ i riprodhimit.
25. Cilat jane pjeset e lules?
Kresza,pjalmorja,fili,petalet,sepalet,ovula,vezorja dhe shtylleza.
26. Cilat jane organet per shumim te lules?
Ne qendren e lules se qershise gjenden dy lloje organes seksuale : theket dhe pistili.
27. Qka jane lulet hermofrodite?
Lule hermofrodite eshte kur lulja ka edhe theket (mashkullore) dhe pistili (femrore).
28. Qka jane bimet monoike dhe dioike?
Bimet monoike (njeshtepiake) eshte kur bima ne njeren ane te deges ka theke (mashkullore) kurse ne degen tjeter pistili (femrore).
Bimet dioike (dyshtepiake) kur bima ka vetem theket (mashkullore) ose pistili (femrore).
29. Qka eshte fekondimi?
Bashkimi i qelizave mashkullore dhe femrore quajme fekondim.
30. Qka eshte pjallmimi?
Pjallmimi eshte ai veprim kur kokrrat e pjalmit te thekut bien mbi krezen e pistilit.

   BIOLOGJI

1. Qka nenkuptojme me ind?
Me ind nenkuptojme grupin e qelizave, qe kane ndertim te njejte, prejardhje te njejte te cilat jane specializuar
per kryerjen e nje funksioni te caktuar.
2. Qka studion Histologjia?
Shkenca e cila studion indet quhet: HISTOLOGJI.
3. Emerto llojet e indeve shtazore?
Gjallaesat shtazore perbehen nga keto lloje indesh: Indi epitelial, lidhore, muskulore dhe nervore.
4. ku hasim indin lidhore?
Indin lidhore e hasim nen lekure, si mbeshtjelles te kyqeve, beshtjelles te nervave, si lidhes te muskujve,
te organeve kercore (veshi, hunda) dhe te eshtrave.
5. Sa lloje te indit lidhore dallojme?
Dallohen kater lloje indesh: indi lidhore ne kuptimin e ngushte, indi lidhore kercore, indi lidhore eshtrore,
indi i gjakut dhe i limfes.
6. Qfare funksioni kryejne tetivat dhe ligamentet?
Tetivat i lidhin muskujt me eshtra ose muskujt me muskuj, ndersa ligamentet i lidhin ashtin me asht.
7. Cilat materie e ndertojne ashtin?
Nervat dhe enet e gjakut.
8. Qfare funksioni kryen palca eshtrore?
Shume eshtra jane bosh ne brendesi,  ndersa ne kete boshllek vendoset palca e ashtit e cila si funksion ka
krijimin e qelizave te gjakut (eritrocitet).
9. Pershkruaj disa nga funksionet e gjakut?
Gjaku luan rolin e transportuesit te materieve ushqyese dhe te oksigjenit deri tek qelizat trupore.
10. Qfare forme kan rruzat e kuqe te gjakut?
Te gjitaret ato kane formen e disqeve te rrumbullaketa te thelluara ne te dyja anet dhe nuk kane berthame.
Te rruazorete tjere ariocitet kane forme ovale dhe jane me berthame.
11. Qfare funksioni kryejne leukocitet ne organizem?
Leukocitet kane rendesi per mbrojtjen e organizmit sepse krijojne materie te posaqshme te mbrojtjes-antitruptha,
te cilet i shkaterrojne mikroorganizmat.
12. Pershkruaj rolin e pllakezave te gjakut-trombocitet?
Ne rast se kemi prerje ose gjakderdhje atehere trombocitet mblidhen tek vrima duke trashur gjakun dhe njekohsisht
ndalohet gjakderdhja.
13. Qfare roli luan limfa ne organizem?
Limfa luan rolin e kembimit te materieve ndermjet gjakut dhe indeve te tjera.
14. Kush e nderoton indin muskulore?
Indet muskulore perbehen nga qelizat muskulore qe ndryshe quhen fije muskulore.
15. Numero llojet e indeve muskulore?
Indi muskulore i vijezuar, indi muskulore i lemuar dhe indi muskulore i zemres.
16. Cilat organe ndertohen nga indet muskulore te lemuara?
Indi muskulore i lemuar merr pjese  ne nderitminn e organeve te mbrendshme si ne zorre, organe urogjenitale,
ne parete te eneve te gjakut etj.
17. Si quhen dhe qfare roli kane qelizat nervore?
Qelizat e indit nervore quhen neurone, Neuronet jane me specializim te larte te cilat i marrin ngacmimet nga
periferia dhe i bartin deri te truri. Po ashtu keto qeliza i tejqojne urdheresat nga truri ne pjeset e tjera te
trupit.
18. Prej kujt ndertohen organet?
Nje ose disa lloje te ndryshme te indeve ndertojne organet.
19. Prej kujt ndertohen sistemet e organeve?
Prej organeve.
20. Shpjego rolin e lekures ne organizem?
Lekura si mbulese e jashtme mbrone trupin tone nga ndikimet e demshme qe vijne nga mjedisi i jashtem siq jane:
Ndryshimet e temperatures, humbja e tepert e lengjeve ng atrupi, depertimi i bakterieve dhe i lendeve kimike,
rrezatimi i tepert etj.
21. Emerto shtresat e lekures?
Shtresa siperfaqsore (epiderma), dhe derma.
22. Qka gjendet ne derme?
Indi lidhore, fijet muskuklore te lemuara, enet e gjakut, qelizat ndijore, gjendrrat djersitore dhe dhjamore.
23. Qfare lekure kane amfibet (ujtoksoret)?
Amfibet kane lekure te lemuar pa luspa te pasur me ene gjaku dhe gjithmone te njome.
24. Cilat jane lementet anekse te lekures?
Tek gjitaret elemtet anekse te lekures jane qimet, briret dhe thonjet, thundrrat
dhe kthetrat qe kane origjine lekurore.
25. Pse shfrytezohet ushqimi?
Ushqimi shfrytezohet per sigurimin e temperatures trupore, te levizjeve, te filtrimit